Qendërmbrojtësi i njohur i Real Madridit, Antonio Rüdiger, ka shprehur hapur admirim për supertalentin e Barcelonës, Lamine Yamal, duke e përshkruar përparimin e tij si “të frikshëm” dhe duke parashikuar një të ardhme të ndritur për të riun që ka marrë botën e futbollit me vete.
Në një deklaratë të bërë vitin e kaluar, që tashmë tingëllon edhe më profetike pas performancave të fundit të Yamalit, Rüdiger kishte lavdëruar qasjen, talentin dhe maturinë e jashtëzakonshme të sulmuesit që atëherë ishte vetëm 17 vjeç, transmeton AutoPortali.
“Duhet t’i japim lëvdata dhe ‘kredite’ për ato që ai po i bën. Ai e ka një të ardhme impresionuese përpara tij. Shpresoj që do të qëndrojë i shëndetshëm, sepse nuk mund dhe nuk duhet t’ia urosh kurrë askujt të keqen,” kishte deklaruar mbrojtësi gjerman.
Ai shtoi se prania e Yamalit në ndeshje të mëdha si El Clasico dhe paraqitja e tij në Kampionatin Evropian ishin shenja të një cilësie të rrallë.
“Ndeshjet që po i bën ai si 17-vjeçar tek Barcelona dhe ajo që e bëri në Kampionatin Evropian. Është paksa frikësuese, vërtet frikësuese. Ai e ka një të ardhme të ndritshme,” theksoi Rüdiger.



