Pas një fillimi të vështirë të sezonit 2025 me dëmtime dhe mungesë garash, kampioni në fuqi i MotoGP, Jorge Martin, dha një paraqitje të jashtëzakonshme në Hungari duke u ngritur nga vendi i 16-të në të 4-tin.
“Martinator është rikthyer… ndoshta”, tha ai me humor, por performanca e tij tregoi të kundërtën: ai realisht është kthyer në formë. Pas shumë muajsh pa qartësi për të ardhmen dhe probleme fizike, Martin po gjen sërish vetëbesimin dhe ritmin me Aprilia RS-GP.
Ai deklaroi se tani e motivon më shumë sfida për ta çuar Aprilian te fitorja, sesa thjesht të fitojë gara individuale. “Dita që do të fitoj me Aprilian do të jetë e veçantë”, tha Martin.
Me një motor të përmirësuar dhe qëndrim të ri, Martin duket gati për të luftuar sërish për fitore. Dhe vendi i 4-t nga pozita e 16-të është prova më e mirë që ai është kthyer fuqishëm.



