Vdes ish-pjesëtari i UÇK-së dhe ish-truproja e Hashim Thaçit
V

Vdes ish-pjesëtari i UÇK-së dhe ish-truproja e Hashim Thaçit

Ka vdekur Xhavit Ferizi (Raketa), truproja e ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçi.

Raketa ishte nga fshati Plluzhinë.

Për vdekjen e tij kanë njoftuar njerëzit e afërt me të ndjerin.

Milaim Cakiqi mik i ngushtë i ish-presidentit Thaci ka shkruar se Raketa e ka fituar cdo betejë, në luftë e në paqe. “Por, jo edhe betejën me kancerin. Do të më mungojnë shumë muhabetet e orëve të vona, Raketë. Do të na mungosh të gjithëve, vëlla! Fatkeqësisht, vdekja na ndau! U prehsh në paqe Xhavit FERIZI, mik i mirë dhe besnik!”, ka shkruar ai./GE/

TË FUNDIT