Lëndohet Ardon Jashari, mungon në ndeshjen e ardhshme
L

Lëndohet Ardon Jashari, mungon në ndeshjen e ardhshme

Mesfushori shqiptar i Kombëtares së Zvicrës, Ardon Jashari, ka pësuar një lëndim në stërvitjen e fundit me skuadrën e tij, AC Milan, duke alarmuar si klubin italian, ashtu edhe përfaqësuesen helvetike.

Sipas mediave italiane, Jashari pritet të mungojë në ndeshjen e nesërme të Milanit ndaj Lecce-s, në kuadër të Serie A, transeton AutoPortali.

Deri më tani nuk është bërë e ditur shkalla e saktë e dëmtimit, por burime pranë klubit raportojnë se lëndimi ka ardhur pas një dueli gjatë stërvitjes me bashkëlojtarin Gimenez.

Lajmi për lëndimin e 21-vjeçarit është veçanërisht shqetësues për Kombëtaren e Zvicrës, pasi Jashari mund të mos jetë në dispozicion për ndeshjen e rëndësishme ndaj Kosovës, që pritet të zhvillohet në muajin shtator në kuadër të kualifikimeve për Botërorin 2026.

Jashari, i cili u transferua këtë verë te Milani nga Luzerni, ka qenë një nga emrat e preferuar të trajnerit Murat Yakin për repartin e mesfushës, dhe çdo mungesë e tij mund të ndikojë në balancat e skuadrës.

Mbetet të shihet në ditët në vijim nëse Jashari do të rikuperohet në kohë për t’u rikthyer në fushë, si me klubin, ashtu edhe me përfaqësuesen.

TË FUNDIT