Epoka e Jose Mourinhos te Fenerbahce përfundon më herët se sa pritej. Klubi turk ka njoftuar zyrtarisht shkarkimin e trajnerit portugez pas eliminimit të dhimbshëm nga Benfica në fazën kualifikuese të UEFA Champions League.
Njoftimi është bërë publik përmes rrjeteve sociale të klubit, ku munguan detajet, por jo efekti i madh i këtij vendimi. Humbja ndaj gjigantëve portugezë duket se ishte pika e fundit për drejtuesit e klubit nga Stambolli, të cilët kishin hyrë në sezon me ambicie të mëdha nën drejtimin e njërit prej emrave më të mëdhenj në histori të trajningut modern, transmeton AutoPortali.
Për Jose Mourinhon, i cili vetëm pak muaj më parë nënshkroi me Fenerbahcen mes bujës së madhe, kjo është një tjetër ndalesë e shkurtër në karrierën e tij të gjatë dhe të suksesshme.
E ardhmja e “Special One” mbetet për t’u parë, por në botën e futbollit, Jose Mourinho rrallëherë qëndron në hije për shumë gjatë.


 
                                    

