“Marrin fund miqësitë”, fillon lufta për titullin në Formula 1

“Marrin fund miqësitë”, fillon lufta për titullin në Formula 1

Pas pushimeve verore, Formula 1 rikthehet me 10 gara deri në fund të sezonit. McLaren ka dominuar deri tani dhe pritet që një nga pilotët e saj, Oscar Piastri ose Lando Norris, të shpallet kampion bote.

Piastri e nisi sezonin më mirë, me tri fitore radhazi në prill, por Norris është në formë të shkëlqyer, me tri fitore në katër garat e fundit. Mes tyre janë vetëm 9 pikë diferencë, dhe lufta për titull është hapur.

Skuadra e McLaren-it duhet të menaxhojë me kujdes fundin e sezonit, pasi të dy pilotët kanë potencial për titull. Tifozët shpresojnë që kampioni të vendoset në garën e fundit në Abu Dhabi.

Ferrari ka qenë zhgënjim, pavarësisht ardhjes së Lewis Hamilton. Asnjë podium për të, ndërsa Charles Leclerc ka siguruar disa rezultate pozitive. Red Bull është në krizë pas largimit të Christian Horner, dhe as Max Verstappen nuk po arrin të ndjekë ritmin e McLaren-it. Piloti i dytë vazhdon të jetë problem.

Mercedes ka pasur paraqitje solide. George Russell ka fituar në Kanada dhe ka disa podiume. I riu Kimi Antonelli gjithashtu ka treguar potencial.

Pas pauzës, gara e radhës është në Zandvoort, Holandë – një pistë ku tradicionalisht ka fituar Verstappen, por këtë vit pritet një tjetër betejë e fortë mes McLaren-it dhe të tjerëve.

TË FUNDIT