Drita ka arritur një sukses historik duke u kualifikuar për herë të parë në fazën e grupeve në Conference League .
Pas një performance mbresëlënëse në ndeshjet eliminatore, skuadra gjilanase eliminoi ekipin Differdange me rezultat të përgjithshëm 3-1, duke siguruar kështu vendin e saj mes më të mirëve në këtë garë evropiane, transmeton AutoPortali.
Kualifikimi i Dritës është një moment historik jo vetëm për klubin, por për gjithë futbollin kosovar.
Pas viteve të tëra investimesh, përkushtimi dhe punë e vazhdueshme nga drejtuesit, trajnerët dhe futbollistët, klubi më në fund realizoi ëndrrën për të marrë pjesë në fazën e grupeve të një gare evropiane.
Ky sukses nuk ka kaluar pa vlerësim nga ana e drejtuesve të klubit, të cilët kanë vendosur të shpërblejnë futbollistët dhe stafin teknik me një shumë totale prej 200 mijë euro.
Secili anëtar i ekipit do të përfitojë nga 5 mijë euro si premio për kontributin në arritjen historike.
Përveç lavdisë sportive, kualifikimi në grupet e Conference League sjell përfitime të mëdha edhe në aspektin financiar.
Klubi ka siguruar mbi 3 milionë euro të ardhura të garantuara nga UEFA, një injeksion i madh për buxhetin dhe të ardhmen e tij.
Me këtë arritje, Drita bëhet klubi i dytë nga Kosova që merr pjesë në fazën e grupeve të një gare evropiane, pas suksesit të mëparshëm të Ballkanit.
Ky është një tregues i qartë i rritjes së cilësisë së futbollit kosovar dhe një motivim i madh për klubet tjera që të ndjekin të njëjtën rrugë. /AutoPortali



