FIA jep premtimin e madh për WRC
F

FIA jep premtimin e madh për WRC

Presidenti i FIA-s, Mohammed Ben Sulayem, ka premtuar se të ardhurat nga shitja e të drejtave komerciale të Kampionatit Botëror të Rallyt (WRC) do të riinvestohen drejtpërdrejt në këtë kampionat.

Aktualisht, të drejtat komerciale mbahen nga kompania WRC Promoter, e cila është në pronësi të Red Bull-it dhe një firme gjermane investimi. Ajo ka ende 7 vite kontratë, por është në proces shitjeje dhe shumë palë nga Europa, Amerika dhe Lindja e Mesme kanë shprehur interes.

Ben Sulayem konfirmoi se një kontratë e re, e cila mund të zgjasë deri në 25 vjet, do të krijohet me promovuesin e ardhshëm, por me më shumë balancë në favor të FIA-s, jo vetëm të promovuesit.

“FIA nuk kërkon para, por qëndrueshmëri. Premtoj se paratë nga kjo shitje do të kthehen si investim në kampionat”, tha ai.

TË FUNDIT