Franco Foda publikon listën e Kosovës për ndeshjet e shtatorit
F

Franco Foda publikon listën e Kosovës për ndeshjet e shtatorit

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda, ka publikuar sot listën e futbollistëve të ftuar për dy ndeshjet e ardhshme kualifikuese për Kampionatin Botëror “FIFA World Cup 2026”.

Dardanët do të zhvillojnë dy sfida të rëndësishme në muajin shtator.

Fillimisht, më 5 shtator, ata do të udhëtojnë përballë Zvicrës, ndërsa më 8 shtator do të presin Suedinë në stadiumin kombëtar “Fadil Vokrri” në Prishtinë, transmeton AutoPortali.

Për këto dy përballje kyçe në kuadër të Grupit B, trajneri gjerman ka përzgjedhur 26 futbollistë, duke kombinuar përvojën me emra të rinj që kanë treguar formë të mirë në kampionatet respektive.

Kosova synon që nga këto dy ndeshje të dalë me pikë, për të mbajtur gjallë shpresat për një kualifikim historik në Botërorin e vitit 2026. Përzgjedhësi Foda ka theksuar rëndësinë e përgatitjes mentale dhe disiplinës taktike përballë kundërshtarëve të nivelit të lartë.

TË FUNDIT