Detajet se çka duhet të dini për transferimin e Zhegrovës te Juventus
D

Detajet se çka duhet të dini për transferimin e Zhegrovës te Juventus

Transferimi i Edon Zhegrovës te Juventusi është drejt finalizimit

Gazetarët Fabrizio Romano dhe Nicolò Schira raportojnë se marrëveshja mes Juventusit dhe Lille është arritur, me vlerë deri në 20 milionë euro me bonuse, transmeton AutoPortali.

Lille do të përfitojë gjithashtu një përqindje nga një shitje e ardhshme.

Zhegrova pritet të nënshkruajë kontratë deri në vitin 2030, me një pagë vjetore rreth 2.5 milionë euro.

Testet mjekësore dhe nënshkrimi i kontratës janë planifikuar për nesër, çka do të zyrtarizojë kalimin e tij në Torino.

Lojtari kishte pritur këtë hap drejt Juventusit, ndërsa Marseille kishte shfaqur interes, por Lille zgjodhi të mos e shiste brenda Francës.

Pas angazhimeve me Kosovën kundër Zvicrës dhe Suedisë, Zhegrova pritet t’i bashkohet skuadrës së trajnerit Igor Tudor.

TË FUNDIT