Piloti i McLarenit, Oscar Piastri, ka fituar Çmimin e Madh të Holandës në Formula 1 dhe është shprehur shumë i kënaqur me performancën e tij.
“Ndjesia është e shkëlqyer. Kontrollova garën kur ishte e nevojshme. Është për të ardhur keq për Landon (Norris), por jam shumë i lumtur që dola fitues,” tha australiani për BBC.
Kjo ishte fitorja e nëntë në karrierë për Piastrin dhe e shtata këtë sezon. Ai kryeson renditjen me 309 pikë, 34 më shumë se shoku i skuadrës, Norris.
Max Verstappen i Red Bull u rendit i dyti, ndërsa francezi Isack Hadjar (Racing Bulls) u ngjit për herë të parë në podium, në vendin e tretë.
Gara e radhës do të zhvillohet javën që vjen në Monza për Çmimin e Madh të Italisë.



