Në Belgjikë është krijuar një Bentley Continental GT në madhësi reale, i bërë krejtësisht nga druri. Edhe pse duket si një makinë luksoze e zakonshme, ky është një model artizanal unik, i ndërtuar me tik dhe shperplojë, duke përdorur mijëra pjesë të montuara me dorë mbi një strukturë druri që shërben si shasi. Prodhimi i tij ka zgjatur mbi 3,000 orë pune.
I frymëzuar nga gjenerata e tretë e Continental GT (2017–2024), modeli ka detaje të jashtme si maskën karakteristike, dritat ovale dhe elemente dekorative të errëta për kontrast. Edhe pse përmasat nuk janë perfekte, përpunimi është mbresëlënës, me emblemë 3D dhe detaje të përpikta.
Brenda, dyert hapen me varëse të dukshme dhe zbulon një kabinë prej druri që imiton përmasat e brendshme të Bentleyt origjinal, përfshirë pultin dhe panelët e dyerve. Edhe rrotat dhe gomat janë prej druri, ndërsa drejtimi realizohet me një sistem të thjeshtë mekanik, pa motor.
)
Pesha e modelit është rreth 900 kg, shumë më pak se versioni i vërtetë plug-in hibrid, i cili peshon rreth 2.5 tonë.
Aktualisht, kjo “skulpturë” unike është e ekspozuar në Boca Raton, Florida, dhe po shitet për 98,900 dollarë, çmim sa një Bentley Continental GT i përdorur, që realisht mund të vozitet. Megjithatë, blerësit duhet të kenë kujdes: kjo makinë nuk duhet parkuar afër zjarrit!



