Marini merr vendim për të ardhmen
M

Marini merr vendim për të ardhmen

Luca Marini do të vazhdojë të garojë për ekipin zyrtar të Honda-s në MotoGP edhe për sezonin 2026, pas nënshkrimit të një kontrate të re njëvjeçare. Kjo do të ruajë të pandryshuar përbërjen e ekipit së bashku me Joan Mir, i cili tashmë ka një marrëveshje deri në fund të 2026.

“Jam shumë i lumtur që vazhdoj me Honda HRC. Jam plotësisht i përkushtuar për ta rikthyer këtë projekt në krye”, tha Marini.

Pavarësisht mungesës së rezultateve të mëdha për shkak të performancës së dobët të motorit RC213V, Marini vlerësohet për aftësitë teknike dhe punën e palodhur. Ai ka arritur rezultatin më të mirë me Honda duke përfunduar i pesti në Hungari.

TË FUNDIT