Fiat pritet të lansojë së shpejti versionin më ekonomik të Grande Panda-s, me motor benzinë. Modeli u shfaq gabimisht për pak kohë në faqen zyrtare dhe më pas u fshi, duke treguar se debutimi është i afërt.
Sipas të dhënave të rrjedhura, çmimi me financim fillon nga 14.950 euro, me motor 3-cilindërsh PureTech, pa elektrifikim dhe kambio manuale, ideal për përdorim urban.
Ky model synon të ofrojë një alternativë me kosto të ulët ndaj makinave hibride dhe elektrike, duke ruajtur frymën klasike të Pandës. Prezantimi zyrtar pritet shumë shpejt.



