Shefi i Formula 1, Stefano Domenicali, ka bërë të ditur se Formula 1 po shqyrton ndryshime radikale në formatin e saj, për të tërhequr audiencën e re me vëmendje më të shkurtër.
Ndryshimet përfshijnë:
Më shumë gara sprint
Garë kryesore më të shkurtër
Përdorimi i grilave të përmbysura (reverse grids)
Domenicali thotë se shumica e palëve, përfshirë edhe disa pilotë, tashmë janë në favor. Madje, edhe skeptikë si Max Verstappen po ndryshojnë qëndrim.
Qëllimi: më shumë aksion gjatë gjithë fundjavës dhe më pak kohë të “kotë” në pistë, siç është praktika e lirë. Domenicali thekson se praktikat e premtes nuk janë tërheqëse për publikun e gjerë dhe se “të gjithë duan gara, jo xhiro të pakuptimta”.
Gjithashtu, po shqyrtohet shkurtimi i garave kryesore, pasi studimet tregojnë se shikuesit e rinj preferojnë përmbledhjet ose momentet kyçe, jo gara të gjata.

Edhe ideja e grilave të përmbysura, e cila ishte refuzuar më parë, është sërish në tavolinë, pasi disa pilotë kanë propozuar ta provojnë. Domenicali thotë se nuk ka “qasje të drejtë apo të gabuar”, por F1 do të ndjekë trendet që po zhvillohen.



