Te Red Bull deklarohen për japonezin Tsunoda
T

Te Red Bull deklarohen për japonezin Tsunoda

Drejtori i Red Bull, Laurent Mekies, tha se ekipi do të mbështesë Yuki Tsunodan gjatë vështirësive që po kalon, por nuk do të nxitojë për të vendosur formacionin për sezonin e ardhshëm në Formula 1.

Tsunoda kaloi nga Racing Bulls te Red Bull pas dy garash, duke zëvendësuar Liam Lawson. Megjithatë, nuk arriti të fitojë pikë për shtatë gara radhazi, deri javën e kaluar në Holandë, ku përfundoi në vend të nëntë.

Po spekulohet se vitin e ardhshëm Tsunoda mund të zëvendësohet nga Isack Hadjar, i cili fundjavën e kaluar arriti podiumin e tij të parë në karrierë me Racing Bulls në Zandvoort.

Mekies theksoi se Tsunoda po përmirësohet hap pas hapi dhe se ekipi ende beson në potencialin e tij. Sipas tij, Red Bull do të përdorë garat e mbetura për të analizuar problemet e sezonit dhe për të mbështetur zhvillimin e pilotëve.

Formula 1 vazhdon këtë fundjavë me Çmimin e Madh të Italisë në Monza.

TË FUNDIT