BMW gati për debutimin e modelit të ri
B

BMW gati për debutimin e modelit të ri

BMW po përgatit debutimin e modelit të ri BMW i1, një makinë kompakte plotësisht elektrike, e ndërtuar mbi platformën e re Neue Klasse. Ajo pritet të arrijë në treg në vitin 2027, me një autonomi deri në 640 km (sipas standardit WLTP), arkitekturë 800 Volt dhe karikim ultra të shpejtë. Sa për çmimin? Mendohet se do të fillojë mbi 40.000 euro.

Kjo kompakte bavareze do të jetë versioni elektrik i Serisë 1, dhe synon të bëjë më të qasshme teknologjinë elektrike brenda gamës BMW, pa sakrifikuar performancën apo stilin.

Pas disa viteve ku tregu i makinave elektrike u dominua nga SUV të mëdhenj dhe sedanë luksozë, prodhuesit tani po i kthejnë sytë nga makinat më të vogla dhe praktike për qytet.

Platforma Neue Klasse i jep i1 aftësi për karikim deri në 400 kW. Me fjalë të tjera, e lidh në prizë, porosit një kapuçino në bar, dhe makina është gati për t’u nisur sërish, nëse premtimet mbahen.

BMW premton rreth 30% më shumë autonomi krahasuar me modelet aktuale, që përkthehet në të paktën 640 km me një karikim të vetëm. Kjo do ta vendoste i1 përballë konkurrentëve si Mercedes CLA elektrik, që parashikohet të arrijë 792 km, edhe pse testet reale do ta tregojnë vërtet performancën.

Sa i përket dizajnit, BMW i1 do të ndjekë linjat e thjeshta por futuristike të stilit Neue Klasse, me një pamje moderne që shmang ekstravagancat.

Nga ana e çmimit, nëse një BMW Seria 1 sot fillon nga rreth 37.000 euro, logjika tregon se i1 do të kushtojë të paktën 40.000 euro. Pra, është një makinë kompakte, por jo për çdo xhep, megjithatë, në këtë segment, teknologjia vlen po aq sa çmimi.

 

TË FUNDIT