Hamilton më në fund flet për penalizimin në Holandë
H

Hamilton më në fund flet për penalizimin në Holandë

Lewis Hamilton e quajti “drastik” penalizimin prej 5 pozicionesh në nisje që mori pas garës në Zandvoort, për shkak se nuk ngadalësoi mjaftueshëm nën flamurin e verdhë. “E kuptoj gabimin, por s’ka kuptim të ankohem. Do më shërbej si motivim”, tha ai.

Kjo e komplikon debutimin e tij me Ferrarin në Monza, por britaniku mbetet i vendosur: “Do jetë fundjavë e vështirë, por dua të luftoj fort për tifozët. Monza me Ferrarin është një ndjesi unike”.

Hamilton pranoi se sezoni i parë me Ferrarin ka qenë emocionalisht i trazuar, por shtoi se beson në përmirësim: “Pas çdo të diele të vështirë, ka një dritë në fund të tunelit”.

TË FUNDIT