Ismail Smani me “Helmetë të Artë” dhe rekord
I

Ismail Smani me “Helmetë të Artë” dhe rekord

Ismail Smani ishte njëri nga dy garuesit (bashkë me Egzon Ukëhaxhajn) që në gala mbrëmjen e shpalljes së laureatëve të vitit u nderuan me çmimin”Helmeta e Artë”.

Ai është shprehur i kënaqur me suksesin e arritur.

“Nuk pata mundësi të jem i pranishëm në ceremoninë e shpalljes së më të mirëve, por gjithsesi jam shumë i kënaqur që jam nderuar me “Helmetën Artë’. Është ndjenjë shumë e mirë, sepse është ëndërr e çdo garuesi. Jam kampion në disiplinën malore në vitet 2012, 2014, 2016, 2018 dhe 2023”, ka thënë Smani për faqen zyrtare të FASK-ut.

Ismaili ka karrierë mjaft të gjatë, e cila sigurisht ka pasur edhe momente të vështira.

“Unë jam pjesëmarrës në gara që nga viti 2004. Aauto Sporti kërkon sakrificë, por sigurisht ofron edhe kënaqësi. Kam vozitur në klasën 1150 ccm, 1400 N, 1400  E1, 1600 H dhe në klasën mbi 2000 ccm. Nuk ka qenë e lehtë, por pasioni për auto sport është më i madh se sfidat që na dalin përpara. E falënderoj familjen që më ka mbështetur gjithmonë, e po ashtu edhe sponsorët”, ka shtuar Ismaili, i cili sipas statistikave të kstiming.com e mban edhe rekordin e pjesëmarrjeve në garat malore, në periudhën e pasluftës.

“Që nga viti 2004 e deri më 2023, kam më së shumti paraqitje në garat e disiplinës malore, gjithsej 66 gara”, ka treguar anëtari i AK Prizreni D&G.

Përveç në kampionatin vendor, Smani ka marrë pjesë edhe në gara të mbajtura në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi dhe Kroaci.

Në 20 vjetorin e karrierës së tij, ai synon të hyjë edhe më i përgatiur.

“Në kampionatin e vitit 2024 shpresoj të garoj me një veturë të re dhe një kategori tjetër”, ka treguar Smanin planin e tij.

 

 

 

TË FUNDIT