Andi Zeqiri me mëkate të mëdha, nuk rehatohet me skuadër dhe kërkon transferimin
A

Andi Zeqiri me mëkate të mëdha, nuk rehatohet me skuadër dhe kërkon transferimin

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Andi Zeqiri, është shumë pranë largimit nga kampionati belg, pasi nuk bën më pjesë në planet e skuadrës së Genkut.

Largimi i tij tashmë është çështje kohe dhe ai pritet të bëhet me klub të ri gjatë ditëve në vijim.

Sipas raportimeve, destinacioni i ri për Zeqirin do të jetë Polonia, konkretisht skuadra e njohur Widzew Lodz, që garon në elitën e futbollit polak, transmeton AutoPortali.

Ky transferim do t’i hapë një kapitull të ri sulmuesit 25-vjeçar, i cili kërkon më shumë hapësirë dhe stabilitet pas një sezoni pozitiv në huazim.

Te Widzew Lodz, Zeqiri nuk do të jetë i vetmi shqiptar, pasi në këtë ekip aktivizohen edhe Dion Gallapeni, Juljan Shehu dhe Lindon Selahi, duke e bërë ambientimin më të lehtë për sulmuesin prishtinas.

Në sezonin e kaluar, Zeqiri ishte i huazuar te Standard Liege, ku pati një paraqitje të mirë duke realizuar 10 gola në 26 ndeshje në të gjitha garat me klubin belg.

Transferimi në Poloni mund të jetë një hap i rëndësishëm për karrierën e tij, veçanërisht në prag të ndeshjeve të rëndësishme të Kosovës në kuadër të kualifikimeve për Euro 2028.

TË FUNDIT