Verstappen: Është hera e parë që më ndodhi diçka e tillë në Monza
V

Verstappen: Është hera e parë që më ndodhi diçka e tillë në Monza

Në pistën e Monzas erdhi fitorja e tretë e sezonit për Max Verstappen, e 66-ta në karrierën e tij.

Duket se Italia i ka sjellë fat kampionit të botës në Formula 1, pasi ai triumfoi edhe në pistën e Imolas, 112 ditë më parë.

Një fitore e merituar, me një diferencë të madhe ndaj McLaren, duke rikthyer buzëqeshjen te piloti holandez.

“U nisa i pari dhe ne kishim ritmin për të zbatuar strategjinë tonë”, deklaroi Verstappen.

“Makina ishte e jashtëzakonshme dhe shprespoj që të ketë këtë ritëm deri në fund. Për fat, gjithçka shkoi mirë dhe jam i kënaqur, pasi tregon se puna që po bëhet është ajo e duhura”, tha piloti holandez.

Duke folur për mbështetjen e tifozëve të Ferrari në këtë garë, ai tha: “Është hera e parë që kam ndjerë kaq shumë mbështetje nga fansat. Dy herët e tjera që kam fituar, kam mposhtur një Ferrari”.

TË FUNDIT