Pas blerjes së ekipit Tech3 nga konsorciumi Ikon Capital dhe emërimit të Guenther Steiner si CEO, vëmendja në MotoGP po rritet. Max Verstappen dhe Lewis Hamilton janë dy emrat më të mëdhenj nga Formula 1 që po shqyrtojnë mundësinë për të blerë një ekip në MotoGP.
Hamilton ka kohë që është i interesuar për këtë botë, duke qenë një fans i madh i motoçikletave. Ai dhe përfaqësuesi i tij kanë zhvilluar bisedime me disa ekipe private, veçanërisht pas refuzimit nga Gresini.
Nga ana tjetër, edhe Verstappen është i interesuar, edhe pse menaxheri i tij thekson se një blerje nuk është objektiv afatshkurtër, por kontakti me disa ekipe tashmë është bërë, përfshirë LCR.
Pesë ekipet zyrtare (Honda, Yamaha, Ducati, KTM, Aprilia) nuk janë në shitje, ndaj katër ekipe private mbeten në lojë.
Hamilton ka edhe mbështetjen e TWG Motorsports, pronarët e ekipit Cadillac që do hyjë në F1 në 2026.



