Në Zym për pikët e radhës
N

Në Zym për pikët e radhës

Pas pushimit veror, garuesit tanë rikthehen në shtigjet e garave, ndërsa sifda e kësaj fundjave është ajo në displinën malore, gara e pestë e së cilës mbahet në Zym.

Pikët e këaj gare janë shumë të rëndësishme, madje mund të jenë përcaktuese për renditjen përfundimtare.

Në plasmanin e përgjithshëm, Gazmend Demolli (100 pikë) pothuaj është kampion. Në dy pozitat tjera të podiumit gjenden Kushtrim Bytyqi (62.5) dhe Ernest Daka (40.5), të cilët me gjasë do të mbeten aty edhe në fund të kampionatit, megjithëse shumë afër është edhe Belkim Fazliu, që aktualisht renditet i katërti me 37 pikë.

“Luftë” e ashpër për tri pozitat e para është edhe në konkurrencën ekipore. Prizreni D&G (83 pikë), AK Ferizaj (79.5) dhe Prishtina Racing Team (72.5) gjenden momentalisht në krye të renditjes.

Edhe në disa klasa situata është shumë “e nxehtë”. Kjo mund të thuhet sidomos për Klasën 1, në të cilën kryesojnë Ismail Smani me 65 pikë, Dren Mariqi (63) dhe Leutrim Bytyqi me 60 pikë.

 

TË FUNDIT