Jacky Ickx rikthen emocionet në Monza me Ferrarin e vitit 1970 (VIDEO)
J

Jacky Ickx rikthen emocionet në Monza me Ferrarin e vitit 1970 (VIDEO)

Në përvjetorin e “pole position” në Çmimin e Madh të Italisë 1970, legjenda e garave Jacky Ickx bëri dy xhiro emocionuese në Monza me Ferrari 312B, të njëjtën makinë me të cilën luftoi për titullin botëror atë vit.

80-vjeçari Ickx, i ftuar nga CEO i F1 Stefano Domenicali dhe sponsori Paolo Barilla, u prit me duartrokitje nga tifozët italianë, të cilët e përshëndetën si një legjendë të Ferrarit. I emocionuar, Ickx tha se Monza dhe tifozët italianë janë të pazëvendësueshëm dhe përvoja ishte “magjike”.

Makina ishte restauruar nga Barilla me ndihmën e Mauro Forghieri, dizenjuesi origjinal i Ferrari 312B. Ickx u shpreh se makina ishte aq e mirë, sa ndjeu sikur nuk kishte zbritur kurrë prej saj.

Megjithatë, kujtimet nuk ishin pa trishtim, në garën e vitit 1970, rivali i tij për titullin, Jochen Rindt, humbi jetën tragjikisht. Ickx tha se nuk do ta kishte pranuar kurrë titullin në atë mënyrë dhe ndjehet me fat që arriti të mbijetojë në një epokë të rrezikshme të Formula 1.

“Nuk kam të drejtë të ankohem për asgjë. Mora shumë më shumë sesa prisja. Të mbijetosh atë kohë, nuk është talent, është fat”.

TË FUNDIT