Superkompjuteri: Man United rrezikon rënien nga Premier League
S

Superkompjuteri: Man United rrezikon rënien nga Premier League

Manchester United ka nisur në mënyrë zhgënjyese sezonin e ri në Premier League dhe sipas superkompjuterit të Optas, gjërat mund të përkeqësohen më tej.

Pas humbjes 3–0 në derbin ndaj Manchester Cityt, “Djajtë e Kuq” kanë vetëm katër pikë nga katër ndeshje, në nisjen më të dobët të sezonit që nga viti 1992.

Edhe pse atëherë sezoni u mbyll me titull kampion nën drejtimin e Sir Alex Ferguson, këtë herë parashikimet janë shumë më pesimiste.

 

Shanset e Manchester United sipas Opta:

Fiton Premier League: 0.18%

Kualifikohet në Champions League: 4.18%

Kualifikohet në Europa League: 3.15%

Bie nga kategoria: 10.95%

Sipas modelit të avancuar të Optas, Manchester United pritet të përfundojë sezonin në vendin e 13-të, me më pak se 48 pikë.

Vetëm shtatë skuadra rrezikojnë më shumë rënie:

Burnley (52.23%)

Wolves (50.76%)

Sunderland (46.02%)

Leeds United (44.92%)

West Ham (36.06%)

Ndërkohë, Brentford që humbi trajnerin, kapitenin dhe golashënuesin kryesor gjatë verës ka më shumë gjasa të mbetet në elitë sesa Manchester United.

United është eliminuar në mënyrë të turpshme nga Grimsby Town në Carabao Cup, ka barazuar me Fulhamin, dhe ka pësuar humbje ndaj Arsenalit, pavarësisht një loje të mirë. Deri më tani, fitorja e vetme ka ardhur kundër Burnleyt, pas një penalltie në minutat shtesë.

TË FUNDIT