Kombëtarja e Brazilit e udhëhequr nga trajneri Carlo Ancelotti e ka siguruar tashmë kualifikimin për Kupën e Botës 2026, dhe tekniku italian po përdor ndeshjet e mbetura të eliminatoreve për të eksperimentuar me alternativa të reja taktike.
I njohur në mediat braziliane si “Mbreti Carlo”, Ancelotti ka paralajmëruar se nuk do të ketë kompromise në përzgjedhjen e listës përfundimtare të turneut.
Në një intervistë për L’Équipe, ai foli hapur për çështjen Neymar Jr., i cili pas aventurës në Evropë dhe Arabinë Saudite është rikthyer te Santos.
“Do ta marrë Neymarin në Kupën e Botës vetëm nëse do të jetë në 100 për qind të formës,” theksoi Ancelotti.
33-vjeçari ende shpreson të jetë pjesë e “Seleção-s”, por forma e tij është larg pritshmërive. Në barazimin e fundit ndaj Atletico Mineiros, Neymar zhgënjeu me paraqitjen e tij, duke humbur dy raste të pastra për gol dhe u rendit mes më të dobëtëve në fushë.
Në kushtet kur një brez i ri lojtarësh si Vinicius Jr., Rodrygo dhe Endrick po shkëlqejnë, Ancelotti ka bërë të qartë se emri nuk garanton vend në kombëtare.
Lista përfundimtare për Kupën e Botës do të përbëhet vetëm nga lojtarë në formë dhe fizikisht të gatshëm, pavarësisht të kaluarës së tyre. /AutoPortali



