Aksident me fatalitet në Podujevë, detaje nga Policia
A

Aksident me fatalitet në Podujevë, detaje nga Policia

Të hënën rreth orës 17:36 ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet në Podujevë.

Aksidenti ka ndodhur mes një kamioni dhe një automjeti, ku më pas nga kamioni janë goditur edhe shtatë vetura të parkuara, përcjell AutoPortali.

Viktima rezulton të jetë shtetas i Serbisë.

Njoftimi i plotë i Policisë:

AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET

Rr. Skënderbeu, Podujevë  15.09.2025 – 17:36.Ka ndodhur një aksident trafiku në mes një kamioni dhe një automjeti, pastaj nga kamioni janë goditur edhe shtatë vetura të parkuara në të  cilat janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Si pasojë e aksidentit drejtuesi i kamionit mashkull -shtetas i Serbisë ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku kujdestar në vendin e ngjarjes. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti duke u hetuar.

TË FUNDIT