Verstappen gati për garën legjendare
V

Verstappen gati për garën legjendare

Max Verstappen ka marrë zyrtarisht lejen Permit A për të garuar me makina GT3 në pistën Nordschleife, duke hapur rrugën për pjesëmarrjen e tij në garën legjendare 24-orëshe të Nurburgringut në maj 2026.

Pas një gare testuese me Porsche GT4, ai pritet të garojë më 27 shtator me një Ferrari 296 GT3 të ekipit Emil Frey, për të fituar më shumë përvojë në pistë.

Verstappen, adhurues i pistave klasike si Nordschleife, synon gjithashtu të zhvillojë ekipin e tij Verstappen.com Racing, me qëllim pjesëmarrjen në garat më të mëdha të qëndrueshmërisë si Le Mans 24h, në të ardhmen.

TË FUNDIT