Real Madrid me ankesa në FIFA për arbritrat në Spanjë
R

Real Madrid me ankesa në FIFA për arbritrat në Spanjë

Pas disa javësh qetësi, Real Madridi është irrituar pas kartonit të kuq që Dean Huijsen mori ndaj Real Sociedad.

Klubi spanjoll pretendon se Eder Militao ishte në pozicion për ta mbuluar aksionin, por gjyqtari nuk u bind nga protestat.

Vitet e fundit, Real Madridi ka ngritur disa ankesa për gjykimin në Spanjë.

Vitin e kaluar, ata kërkuan largimin e çdo gjyqtari të lidhur me “epokën Negreira”, ndërsa hetimet për korrupsion ndaj ish-nënkryetarit të Komitetit të Gjyqtarëve janë ende në vazhdim, transmeton AutoPortali.

Sipas Real Madrid TV, klubi po përgatit një dosje me vendime të diskutueshme që do t’ia dërgojnë FIFA-s, duke akuzuar për neglizhencë apo për një agjendë kundër tyre.

Cadena Cope raporton se dosja përfshin raste të 20 viteve të fundit dhe emrat e gjyqtarëve që, sipas tyre, kanë dëmtuar Realin.

Krahasimet do të përfshijnë statistikë ndaj Barcelonës për kartonët, penalltitë dhe humbjet e pikëve. Diario AS shton se Real Madridi ka një bilanc përjashtimesh prej +65, ndërsa Barcelona -2.

Në dosje do të përfshihen edhe pamje video, si rasti i Huijsen dhe një incident i ngjashëm ku Inigo Martinez nuk u ndëshkua.

TË FUNDIT