Rovanpera (nuk) beson te titulli
R

Rovanpera (nuk) beson te titulli

Kalle Rovanpera e mbylli Rally Chile në vend të gjashtë, pas një gabimi që i kushtoi më shumë se një minutë. Kjo e la pilotin e Toyota-s 21 pikë pas Sebastien Ogier, i cili mori fitoren e pestë këtë sezon dhe kaloi në krye të renditjes.

Rovanpera pranoi se për të qëndruar në garë për titullin e tretë botëror, duhen domosdoshmërisht fitore në garat e mbetura, veçanërisht përpara garave në asfalt në Evropë dhe Japoni.

Ai u ankua për mungesë performance me gomat Hankook, duke thënë se makina kishte ritëm vetëm në kushte të lagështa.

“Po bëhet gjithnjë e më e vështirë. Na duheshin rezultate këtu, por nuk i morëm. Për të pasur shanse, na duhen disa fitore”, tha ai.

TË FUNDIT