Vdes një 45 vjeçar pasi u rrokullis me traktor
V

Vdes një 45 vjeçar pasi u rrokullis me traktor

Një ngjarje tragjike ka ndodhur të martën në fshatin Carralevë të komunës së Shtimës, ku si pasojë e një aksidenti me traktor, ka humbur jetën një burrë 45-vjeçar.

Ai dyshohet se ka humbur kontrollin mbi mjetin bujqësor, i cili më pas është rrokullisur, duke i shkaktuar lëndime fatale, përcjell AutoPortali.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar për obduksion.

Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:

“Fsh. Carralevë, Shtime  16.09.2025. Raportohet se viktima mashkull kosovar, deri sa ka qenë duke punuar në pyll, traktori i tij është rrokullisur duke e zënë viktimën të cilit i ka shkaktuar lëndime vdekjeprurëse. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante, ndërsa vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Me vendim të prokurorit është iniciuar rasti dhe trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftim.

TË FUNDIT