Vitin e ardhshëm në kampionatin e Formula 1 do të mbahen gjashtë gara sprint, është njoftuar në faqen zyrtare të garës.
Garat sprint do të mbahen në Kinë, SHBA, Kanada, Britani të Madhe, Holandë dhe Singapor.
Gara e parë sprint në vitin 2026 do të zhvillohet në pistën e Shangait për Çmimin e Madh të Kinës, që është në program nga 13 deri më 15 mars.
Gara e radhës sprint do të zhvillohet gjatë Çmimit të Madh të Miamit, që është në program nga 1 deri më 3 maj. Nga 22 deri më 24 maj është në program Çmimi i Madh i Kanadasë në pistën e Montrealit, dhe gjatë këtij fundjave do të zhvillohet gara e tretë sprint në vitin 2026.
Pista e Silverstonit nga 3 deri më 5 korrik do të jetë mikpritëse e garës për Çmimin e Madh të Britanisë së Madhe. Në këtë pistë do të zhvillohet edhe gara sprint, për herë të parë pas vitit 2021.
Në Çmimin e Madh të Holandës, që është në program nga 21 deri më 23 gusht në pistën Zandvort, për herë të parë do të mbahet një garë sprint.
Gara e fundit sprint për sezonin e ardhshëm do të zhvillohet në pistën Marina Bay në Singapor, që është në program nga 9 deri më 11 tetor.
Sezoni i ardhshëm në Formula 1 fillon më 8 mars me garën për Çmimin e Madh të Australisë dhe përfundon më 6 dhjetor në Abu Dabi. Sipas kalendarit të publikuar më parë, në vitin 2026 në kampionatin e F1 do të zhvillohen gjithsej 24 gara.



