Dueli për titullin e Botës në Formula 1 mes pilotëve të McLaren, Lando Norris dhe Oscar Piastri, është një nga më të qetët në historinë e sportit dhe kjo po ngjall debat.
Ndonëse të dy janë në luftë të drejtpërdrejtë për titullin, qasja e tyre miqësore dhe filozofia e barazisë e ndjekur nga McLaren ka bërë që gara të mos ketë tensionin dhe emocionet e zakonshme.
Gazetarët e Motorsport.com ndajnë mendime të ndryshme: disa e quajnë situatën “magjepsëse dhe të rrallë” për shkak të respektit mes dy pilotëve, ndërsa të tjerë e shohin si një betejë të vakët që i mungon dramatika dhe intensiteti që kanë pasur duelet legjendare si Senna-Prost apo Hamilton-Verstappen.
Sipas tyre, McLaren është vetëm një incident larg nga një përplasje e vërtetë, ndërsa disa mendojnë se ka ardhur koha që “sjellshmëria” të marrë fund dhe gara të marrë ngjyrë.
Sezoni 2025 mbetet i hapur, por pyetja që ngrihet është: a mund të jetë një betejë për titull pa tension, po aq emocionuese sa një përplot dramë?



