Champions League vazhdon edhe sonte me ndeshje të zjarrta
C

Champions League vazhdon edhe sonte me ndeshje të zjarrta

Emocionet e Champions League vazhdojnë edhe sot, me gjashtë sfida që premtojnë spektakël në fushën e blertë.

Pas një nate të parë mjaft dinamike, mbrëmja e sotme pritet të sjellë zhvillime të tjera të rëndësishme në garën më prestigjioze të klubeve në Evropë.

 

Programi i ditës nis në orën 18:45, me dy takime të para:

Olympiacos – Pafos

Slavia Praga – Bodo/Glimt

 

Të dyja përballjet pritet të jenë të zjarrta, me skuadrat që synojnë të marrin pikët maksimale që në start.

Ndërkohë, në orën 21:00, pritet të zbresin në fushë disa nga gjigantët e futbollit evropian. Katër ndeshje të nivelit të lartë do të tërheqin vëmendjen e publikut sportdashës:

Ajax – Inter

Bayern Munich – Chelsea

Liverpool – Atletico Madrid

Paris Saint-Germain – Atalanta

Këto përballje konsiderohen kyçe për fatin e grupeve, teksa klubet e mëdha synojnë një fillim të mbarë në këtë edicion të Ligës së Kampionëve.

TË FUNDIT