2 mijë e 684 gjoba trafiku për shkelje të rregullave rrugore brenda një dite
2

2 mijë e 684 gjoba trafiku për shkelje të rregullave rrugore brenda një dite

Policia e Kosovës, ka publikuar të dhënat ditore për ngjarjet e ndodhura në 24 orët e fundit.

Sipas raportit janë shënuar 72 aksidente, 28 me të lënduar dhe 44 me dëme materiale,  përcjell AutoPortali.

Gjatë kësaj periudhe, gjithashtu janë shqiptuar 2 mijë e 684 tiketa trafiku për shkelje të ndryshme të rregullave të qarkullimit rrugor.

Në kuadër të veprimeve policore, gjithashtu janë arrestuar 16 persona, 13 në mbajtje, ndërsa një në vuajtje të dënimit.

Aksident trafiku me fatalitet 0
Aksident trafiku  me të lënduar 28
Aksident trafiku  me dëme materiale 44
Tiketa trafiku të shqiptuara 2684
Persona të arrestuar 16
Persona në mbajtje 13
Persona në ndalim policor 0
Persona në vuajtje të dënimit 1

TË FUNDIT