Çiklisit francez në tentim për të thyer rekordin botëror, arrestohet në Rusi
Ç

Çiklisit francez në tentim për të thyer rekordin botëror, arrestohet në Rusi

Paraburgimi i çiklistit francez Sofiane Sehili, i arrestuar në Rusi në fillim të shtatorit, është zgjatur deri më 4 tetor, raportoi agjencia shtetërore ruse RIA Novosti, duke cituar burime zyrtare nga gjykata e Qarkut Usuriysk në Lindjen e Largët të Rusisë.

“Më 6 shtator, Gjykata e Qarkut Usuriysk në Primorsky Krai vendosi për një masë parandaluese në formën e paraburgimit ndaj Sofiane Sehili deri më 4 tetor,” thuhet në njoftimin e shërbimit për shtyp të gjykatës, pa dhënë detaje mbi arsyet konkrete të arrestimit.

Sipas gazetës franceze Le Monde, 32-vjeçari është akužuar për kalim të paligjshëm të kufirit rus, teksa po përpiqej të thyejë rekordin botëror për kalimin e kufirit euroaziatik me biçikletë. Udhëtimi ekstrem i Sehili-t përfshinte 17 shtete dhe kishte nisur më 1 korrik nga Lisbona, Portugali, me destinacion final qytetin Vladivostok në skajin lindor të Rusisë.

Ai kishte planifikuar të kalonte në territorin rus përmes kufirit me Kinën, pranë qytetit Sanchakou, por përpjekjet e tij për të hyrë në Rusi rezultuan të pasuksesshme.

“Për rreth 60 orë, nëse gjithçka shkon mirë, do të jem në Vladivostok,” kishte thënë ai në një video të postuar në llogarinë e tij në Instagram më 2 shtator. Por shumë shpejt, çiklisti francez do të ndalohej nga autoritetet ruse dhe do të përfundonte në paraburgim në qytetin Ussuriysk, rreth 60 kilometra nga kufiri.

Në një postim të mëhershëm në Instagram, Sehili kishte treguar se sfida më e madhe e këtij udhëtimi ekstrem ishte planifikimi i itinerarit, për shkak të kufijve të mbyllur dhe pasigurisë politike në disa nga vendet që planifikonte të kalonte.

Autoritetet ruse nuk kanë dhënë ende një deklaratë zyrtare për akuzat konkrete apo për trajtimin e mëtejshëm të rastit. Rasti i tij pritet të tërheqë vëmendje ndërkombëtare, sidomos në rrethet sportive dhe ato të të drejtave të njeriut.

TË FUNDIT