Sulmuesi i Al-Nassr, Cristiano Ronaldo thuhet se po shpenzon rreth 7,000 dollarë në natë për të qëndruar me të dashurën e tij, Georgina Rodriguez, dhe fëmijët në një ishull privat gjatë një pushimi luksoz.
Portugezi po kalon kohë me familjen e tij në “Red Regis Sea Resort” në ishullin Ummahat. Resorti ndodhet në një ishull të izoluar, i cili mund të vizitohet nga Arabia Saudite me varkë dhe aeroplan.
Megjithatë, sipas faqes zyrtare të “Marriott”, resorti i pasur i Lindjes së Mesme ka vila dhe dhoma për mysafirë me çmime që variojnë nga 1,066 dollarë në 7,172 dollarë. Ronaldo pritet të qëndrojë në një nga vilat premium.

Sulmuesi i Al-Nassr publikoi një video të shkurtër në llogarinë e tij në Instagram, ku mund të shihet duke ecur në plazh me fëmijët e tij: Eva, Mateo, Alana Martina dhe Bella. Në video mungonte djali i tij i madh, Cristiano Jr.
Mbishkrimi i postimit ishte: “Afër parajsës”



