Qarkullimi në të gjitha pikat kufitare të Kosovës po zhvillohet normalisht, pa vonesa dhe pa kolona.
Sipas të dhënave të publikuara nga Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar në orën 08:10 të mëngjesit, koha e pritjes për hyrje dhe dalje është vetëm 3 deri në 5 minuta për automjete dhe kamionë, përcjell AutoPortali.
Pikat si Dheu i Bardhë dhe Hani i Elezit shënojnë pritje pak më të gjata në dalje deri në 10 minuta, por situata mbetet nën kontroll.





