Trepça sonte përballet me kampionin holandez në çerekfinale të kualifikimeve të Ligës së Kampionëve
T

Trepça sonte përballet me kampionin holandez në çerekfinale të kualifikimeve të Ligës së Kampionëve

Trepça do të luajë sonte ndaj Heroes Den Bosch, kampionëve të Holandës, në çerekfinalet e kualifikimeve për Ligën e Kampionëve të Basketbollit.

Ndeshja zhvillohet në Samokov të Bullgarisë, me fillim nga ora 20:00, ku pritet përkrahje e madhe nga tifozët mitrovicas.

Kampionët e Kosovës synojnë një sukses historik, por për të siguruar një vend në fazën e grupeve, duhet të fitojnë tri ndeshje radhazi.

Në rast fitoreje sonte, Trepça do të përballet në gjysmëfinale me fituesin e duelit mes Bakken Bears (Danimarkë) dhe Kutaisi 2010 (Gjeorgji).

Nëse nuk arrijnë të kualifikohen në Ligën e Kampionëve, atëherë do të vazhdojnë garat në FIBA Europe Cup, ashtu si sezonin e kaluar.

 

Orari i ndeshjeve (22 shtator):

17:45 – Bakken Bears vs. Kutaisi 2010

20:00 – Heroes Den Bosch vs. Trepça

TË FUNDIT