Tyson në prag të meçit që do t’i sigurojë pleqëri të qetë
T

Tyson në prag të meçit që do t’i sigurojë pleqëri të qetë

Legjenda e boksit profesionit, amerikani Mike Tyson do t’i kthehet ringut gjatë kësaj vere.

Ai do të përballet me sensacionin e rrjeteve sociale, i cili ka kaluar në boksin profesionist, Jake Paul, në meçin që do të mbahet në stadiumin ikonik “AT&T Stadium” në Arlington, Teksas.

Tyson, meçin e fundit e kishte zhvilluar katër vjet më parë kundër legjendës tjetër, Roy Jones Jr., shkruan “Essentially Sports”.

Sipas veteranit te UFC-së, Henry Cejudo, ish-boksieri amerikan do t’i fitojë 20 milionë dollarë nga meçi i 20 korrikut, respektivisht 18,4 milionë euro.

“Iron Mike” do të zbresë në ring kur i është afruar 58 vjetorit të lindjes.

“Mendoj se do të jetë një ditë e paguar mjaft mirë për ‘xhaxhain Mike’. Ai me gjasë do t’i fitojë afro 20 milionë dollarë dhe këtë do ta bëjë kur do t’i jetë afruar moshës 58 vjeçare”, tha Cejudo në podcast.

TË FUNDIT