Barcelona me probleme, Gavi mungon 5-6 javë
B

Barcelona me probleme, Gavi mungon 5-6 javë

Mesfushori i talentuar i Barcelonës, Gavi, do të mungojë për pesë deri në gjashtë javë pas një ndërhyrjeje kirurgjikale në gju, raporton Javi Miguel.

Klubi konfirmoi më herët se lojtari do të operohej, duke e lënë jashtë në një fazë kritike të sezonit.

Ky është një tjetër problem për trajnerin Hansi Flick, pasi Barcelona tashmë po përballet me mungesa në mesfushë.

Gjatë rikuperimit, 20-vjeçari do të humbasë ndeshje të rëndësishme si ato ndaj Oviedo dhe Real Sociedad në La Liga, si dhe përballjen e Ligës së Kampionëve kundër PSG-së.

Ai do të mungojë edhe në sfidën si mysafir ndaj Sevillas.

Ndërsa nuk ka një datë të saktë rikthimi, klubi shpreson që Gavi të kthehet në fund të tetorit ose në fillim të nëntorit.

Mungesa e tij vjen në një moment kur Barcelona ka nevojë për stabilitet dhe rezultate pozitive në të gjitha garat.

Aktualisht, katalanasit kanë grumbulluar 13 pikë në La Liga, dy më pak se lideri, Real Madrid. /AutoPortali

TË FUNDIT