Mbi 2 mijë tiketa trafiku për 24 orë
M

Mbi 2 mijë tiketa trafiku për 24 orë

Policia e Kosovës, ka publikuar të dhënat ditore për ngjarjet e ndodhura në 24 orët e fundit.

Sipas raportit janë shënuar 76 aksidente, 29 me të lënduar dhe 47 me dëme materiale,  përcjell AutoPortali.

Gjatë kësaj periudhe, gjithashtu janë shqiptuar mbi 2 mijë tiketa trafiku për shkelje të ndryshme të rregullave të qarkullimit rrugor.

Në kuadër të veprimeve policore, gjithashtu janë arrestuar 25 persona, 14 në mbajtje, ndërsa një në vuajtje të dënimit.

Aksident trafiku me fatalitet 0
Aksident trafiku  me të lënduar 29
Aksident trafiku  me dëme materiale 47
Tiketa trafiku të shqiptuara 2080
Persona të arrestuar 25
Persona në mbajtje 14
Persona në ndalim policor 0
Persona në vuajtje të dënimit 1

TË FUNDIT