Pas kthimit nga ceremonia e “Topit të Artë”, presidenti i Barcelonës Joan Laporta njoftoi se “Camp Nou” është teknikisht gati për t’u përdorur sërish për ndeshje zyrtare.
Sipas Laportes, të gjitha certifikatat e nevojshme janë siguruar, përfshirë ato të zjarrfikësve dhe të sigurisë së infrastrukturës. La Liga dhe UEFA kanë dhënë gjithashtu miratimin e tyre.
“Tani gjithçka varet nga ‘Ajuntament’ (Bashkia e Barcelonës), e cila duhet të japë lejen përfundimtare të përdorimit. Nuk dua të bëj presion, por topi është në fushën e tyre,” u shpreh Laporta.
🏟️La vuelta del Barça al #CampNou puede estar muy cerca
👷Técnicos del Ayuntamiento visitan hoy el estadio para certificar si se puede jugar en allí
🗣️”El campo está para jugar”, dice Laporta, que confía en que den el visto bueno#Barça pic.twitter.com/Ux9DqqzIWG
— RNE Deportes (@RNEdeportes) September 23, 2025
Ai theksoi se plani i rikthimit do të zhvillohet në tri faza, ku faza e parë është tashmë gati. Leja do të mundësonte rikthimin e tifozëve në stadium, me kapacitet të rritur gradualisht.
Presidenti përfundoi duke falënderuar tifozët për durimin dhe besnikërinë gjatë periudhës së rikonstruksionit: “Tifozët e Barçës e meritojnë këtë stadium”. /AutoPortali



