Anwil Wloclawek në Prizren, sfidon Bashkimin
A

Anwil Wloclawek në Prizren, sfidon Bashkimin

Klubi i Prizrenit në Basketboll, KB Bashkimi po përgatitet intensivisht për sfidën historike në kualifikimet e FIBA Europe Cup, ku do të përballet me skuadrën e njohur polake Anwil Wloclawek.

Kjo është hera e parë që “Portokallezinjtë” marrin pjesë në këtë garë evropiane, dhe nga klubi pritet përkrahje maksimale nga tifozët, me një atmosferë të zjarrtë në palestrën “Sezai Surroi”.

Ndeshja e parë zhvillohet këtë të mërkurë, ora 19:00 në Prizren, ndërsa përballja e kthimit do të luhet më 1 tetor në Poloni. Fituesi i përgjithshëm nga të dyja sfidat do të kualifikohet në fazën e grupeve të FIBA Europe Cup.

Përballë Bashkimit do të jetë një kundërshtar shumë i fortë, por prishtinasit janë të vendosur të shkruajnë histori në debutimin e tyre evropian. /AutoPortali

TË FUNDIT