Bashkimi po përgatitet maksimalisht para garave evropiane.
B

Bashkimi po përgatitet maksimalisht para garave evropiane.

Kjo ndeshje shënon debutimin e skuadrës Portokalli në këtë garë evropiane, ndërsa pritet që përkrahja e tifozëve të jetë në nivelin më të lartë.

Atmosfera në palestrën “Sezai Surroi” pritet të jetë elektrizuese.

Kundërshtari i Prizrenit është një emër i madh në basketbollin evropian, Anwil ka fituar FIBA Europe Cup në vitin 2023 dhe sezonin e kaluar u ndal në fazën e 1/16-ve.

Takimi i parë luhet sonte në Prizren nga ora 19:00, ndërsa ndeshja e kthimit zhvillohet më 1 tetor në Poloni.

Fituesi i kësaj përballjeje me dy ndeshje do të kalojë në fazën e grupeve të FIBA Europe Cup.

TË FUNDIT