Sot (e mërkurë) fillon edicioni 2025/26 i Europa League, me nëntë ndeshje që zhvillohen gjatë mbrëmjes, ndërsa nëntë të tjera janë paraparë për nesër (e enjte), në kuadër të xhiros së parë të fazës së ligës.
Pas rikthimit të garave evropiane javën e kaluar me ndeshjet e para në Champions League, tani vëmendja kalon te turneu i dytë më prestigjioz për klube në kontinentin evropian, transmeton AutoPortali.
Disa nga përballjet më të spikatura të ditës së sotme janë ato mes Dinamo Zagreb – Fenerbahce, Braga – Feyenoord dhe Real Betis – Nottingham Forest, që pritet të ofrojnë duele të forta dhe atmosferë të veçantë në stadiume.
Në takimet e tjera të ditës:
Roma luan si mysafire ndaj Nice, Malmo pret Ludogoretsin, Freiburg përballet me Baselin, Crvena Zvezda është nikoqire e Celticut, PAOK-u takohet me Maccabi Tel Avivin, ndërsa Midtjylland mat forcat me Sturm Graz.
Kujtojmë se edicionin e kaluar të Europa League e fitoi Tottenham Hotspur, që në finalen e madhe mposhti Manchester Unitedin, duke siguruar pjesëmarrjen në Champions League për sezonin aktual.




