Derbi më i madh i futbollit spanjoll dhe një nga përballjet më ikonike në historinë e këtij sporti, “El Clasico”, do të rikthehet më 26 tetor, në stadiumin legjendar “Santiago Bernabeu”.
Federata Spanjolle e Futbollit ka zyrtarizuar edhe orarin e ndeshjes, e cila do të luhet në ora 16:15, njësoj si përballja e fundit mes dy gjigantëve të futbollit spanjoll.
Ky do të jetë episodi i parë i sezonit 2025/26 mes Real Madridit dhe Barcelonës, dy klube që vazhdojnë të garojnë kokë më kokë për dominimin në La Liga dhe jo vetëm.
Në përballjen e fundit mes tyre, ishte Barcelona ajo që doli fituese me rezultat 4-3, një triumf që ndikoi drejtpërdrejt në shpalljen e saj kampione në sezonin e kaluar.
Tifozët e futbollit tashmë presin me padurim rikthimin e “El Clasico”-s, që tradicionalisht ofron emocione, intensitet dhe spektakël në nivelin më të lartë. /AutoPortali



