Atletico Madrid arriti një fitore dramatike mbrëmjen e djeshme ndaj Rayo Vallecano me rezultat 3:2, në kuadër të javës së gjashtë të kampionatit spanjoll La Liga.
Ndeshja, e cila u zhvillua në një atmosferë të zjarrtë, ofroi emocione të shumta për tifozët, me raste të shumta dhe lojë të fortë nga të dy skuadrat.
Protagonist absolut i takimit ishte sulmuesi Julian Alvarez, i cili realizoi një hat-trik të shkëlqyer, duke udhëhequr ekipin e tij drejt një fitoreje shumë të rëndësishme.
Pas përfundimit të ndeshjes, Alvarez nuk hezitoi t’i dërgojë një mesazh paralajmërues Real Madridit kundërshtarit të radhës së Atleticos.
“Do të bëjmë çmos për t’i siguruar tri pikët në përballjen me Real Madridin,” u shpreh ai, duke treguar vetëbesim të lartë dhe gatishmëri për sfidën e radhës.
Kjo deklaratë vjen vetëm disa ditë para derbit të zjarrtë madrilen, që do të zhvillohet të shtunën, më 28 shtator, nga ora 16:15, në stadiumin e Atleticos, “Civitas Metropolitano”.
Ky takim pritet me shumë interes, pasi përballjet mes dy gjigantëve të kryeqytetit spanjoll gjithmonë kanë prodhuar spektakël dhe emocione. /AutoPortali



