Lionel Messi vazhdon të shkëlqejë në mënyrë të pabesueshme në këtë sezon të Major League Soccer, duke qenë udhëheqësi absolut i Inter Miamit drejt sukseseve të mëdha.
Në përballjen e fundit kundër New York City FC, legjenda argjentinase realizoi dy gola dhe regjistroi një asistim, në fitoren mbresëlënëse 4:0 që siguroi përfundimisht një vend në “play-off” për ekipin nga Florida.
Ndeshja nisi me dominim të Miamit, i cili e theu rezultatin në minutën e 29-të, kur Baltasar Rodriguez shënoi golin e parë pas një super-asisti të Messit, i cili vazhdon të tregojë klas të lartë në çdo ndeshje.
Në pjesën e dytë, spektakli vazhdoi, në minutën e 74-t, pas një pasimi të saktë nga Sergio Busquets, Messi kreu një lëvizje mjeshtërore duke e paraboluar portierin dhe dyfishoi epërsinë për vendasit.
Më vonë, Luis Suarez, i kthyer në fushë pas një pezullimi prej tre ndeshjesh, shënoi nga pika e bardhë për 3:0 penallti të cilën Messi e la me shumë sportivitet për mikun dhe bashkëlojtarin e tij uruguaian, duke dëshmuar edhe një herë lidershipin dhe modestinë që e karakterizon.
Por festa nuk përfundoi aty, në minutat e fundit, 38-vjeçari argjentinas u rikthye sërish në qendër të vëmendjes me një aksion individual të jashtëzakonshëm që rezultoi me golin e katërt për ekipin dhe të dytin personal në këtë sfidë. /AutoPortali



