“Lewa” i Kosovës e filloi sezonin në mënyrën më të mirë të mundshme, i rritet vlera në Transfermarkt

“Lewa” i Kosovës e filloi sezonin në mënyrën më të mirë të mundshme, i rritet vlera në Transfermarkt

Ylli i Kombëtares së Kosovës, Albion Rrahmani, po vazhdon të shkëlqejë në këtë sezon, duke regjistruar paraqitje të shkëlqyera si me Kombëtaren ashtu edhe me klubin e tij, Sparta Pragën.

Falë formës së tij të lartë, faqja e njohur për vlerësimin e futbollistëve, Transfermarkt, i ka rritur vlerën e tregut në një nivel të ri, transmeton AutoPortali.

Vlera e Albion Rrahmanit aktualisht është rritur në 8 milionë euro, nga 5 milionë euro që ishte vetëm disa ditë më parë.

Kjo rritje e ndjeshme tregon interesin dhe besimin që ka treguar tregu dhe ekspertët për sulmuesin kosovar, i cili po kalon një periudhë shumë pozitive në karrierën e tij.

Në këtë sezon, në 15 ndeshje të zhvilluara në të gjitha garat me ekipin çek, Rrahmani ka shënuar tetë gola dhe ka dhënë një asist, duke qenë një nga lojtarët më të rëndësishëm dhe më efikas të Spartës.

Formë e mirë dhe vazhdimësi si në nivel klubi, ashtu edhe në kombëtare, kanë bërë që vlera e tij në treg të rritet ndjeshëm, duke e bërë atë një prej futbollistëve më të kërkuar nga skuadrat evropiane. /AutoPortali

TË FUNDIT